Ballina Kronika Dyshohet se ndërtoi 8 objekte pa leje dhe një pishinë brenda rrethimit...

Dyshohet se ndërtoi 8 objekte pa leje dhe një pishinë brenda rrethimit të banesës së tij, arrestohet një person në Kukës

21
0

Një person është arrestuar në Kukës, pasi dyshohet se ka ndërtuar pa leje tetë objekte dhe një pishinë brenda rrethimit të banesës së tij.

Ndërtimet u konstatuan në lagjen “Gjomakaj”, në fshatin Llugjaj, Bashkia Tropojë. Hetimet për këtë çështje vijojnë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës u arrestua shtetasi R.Gj., nën hetim për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ parashikuar në nenin 199/a, paragrafi 4, i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.509, datë 08.09.2025, pas referimeve të policisë së shtetit, në vendin e quajtur lagjja “Gjomakaj”, (fshati Llugjaj), Njësia Administrative Llugaj, Bashkia Tropojë u konstatuan 8 objekte dhe një pishinë në ndërtim e sipër të cilat ndodheshin brenda rrethimit të banesës së shtetasit R.Gj.

Këto objekte janë me përmasa 10x6m të ngritura mbi kolona betoni dhe të rrethuara me mur tulle me ngjyrë të kuqe dhe solete sipër.

Objektet e ndërtuara dhe pishina ndodhen brenda rrethimit të baneses së shtetasit R.Gj. dhe rreth e përqark objekteve ka materiale ndërtimi si zhavorr, tulla etj. Veprimet hetimore mbi këtë çështje vijojnë.