Ballina Kronika 43 vjeçari humbi jetën pas kontaktit me rrymën/ Zbardhet dinamika, viktima u...

43 vjeçari humbi jetën pas kontaktit me rrymën/ Zbardhet dinamika, viktima u mbajt në shtyllën e tensionit të lartë për të shmangur rrugën e përmbytur

38
0

Dalin detaje të reja nga ngjarja tragjike e ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 6 të qytetit të Durrësit, ku një person humbi jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Sipas burimeve të konfirmuara, viktima është Bardhyl Kaloshi, 43 vjeç, banor i zonës, i cili dyshohet se është goditur nga rryma elektrike teksa kalonte në një rrugë të përmbytur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15, në një segment rrugor që ishte mbuluar nga uji për shkak të reshjeve të natës. Kaloshi dyshohet se ka tentuar të mbahet te një shtyllë elektrike, por aty ka pasur shkarkim  të rrymës, e cila ka rezultuar fatale për të.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se në momentin e incidentit, nivelet e ujit në rrugë ishin të konsiderueshme, duke rritur rrezikun e kontaktit me instalime elektrike.