Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen me grupin e ri parlamentar ka rikonfirmuar Gazment Bardhin si kryetar i grupit parlamentar të PD. Nërkryetar do të jetë Belind Këlliçi dhe Tomor Alizoti.
Ndonëse patën përlasje të forta me njëri-tjetrin në parlamentin e shkuar, Berisha vlerësoi Bardhin se e ka drejtuar me dinjitet grupin parlamentar në një kohë të vështirë.
Kreu i PP gjithashtu rikonfirmoi edhe si nënkryetar Kuvendi Agron Gjekmarkajn.
Ndërsa sekretare do të jetë deputetja Elda Hoti dhe zëdhënëse do të jetë Ledina Aliolli.
Deputeti i PD për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, votoi kundër propozimeve për grupin parlamentar të partisë. Në dalje nga selia e PD, Leskaj tha se ishte kundër zgjedhjes së Gazment Bardhit.
“Isha kundër kryetarit të grupit parlamentar. Mendoj se Doktor Berisha ka gabuar në këtë rast, ka gabuar rëndë madje!”, tha Leskaj.
I pyetur nëse kjo është ndarje me PD, Leskaj u përgjigj “Pse do ndahem? Jam deputet i Partisë Demokratike”.