Ballina Politika Përkujtohet Azem Hajdari/ Berisha: Sot pluralizmi për të cilin luftuan studentët liberator,...

Përkujtohet Azem Hajdari/ Berisha: Sot pluralizmi për të cilin luftuan studentët liberator, është i shtypur, do luftojnë për kthimin e votës së lirë

24
0

Partia Demokratike ka organizuar sot një ceremoni përkujtimore për Azem Hajdarin në përvjetorin e vrasjes së pagesë në oborrin e selisë së PD. I pranishëm në këtë ceremoni bashkë me familjarët e ish liderit të dhjetorit dhe drjetusëve të opozitës, ishte edhe Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha.

Berisha: Në këtë përvjetor të rënies së tij për të mbetur i pavdekshëm. Azem Hajdari së bashku me sivëllain e tij Besim Çerja janë më të gjallë se kurrë ne idealet e Shqiptarëve që aspirojnë lirinë dhe dinjitetin njerëzor,

Idealet e Azem Hajdarit sot janë më kushtruese me ftuese se kurrë që nga viti 90 e gjer në këtë moment. Mbasi Shqipëria është zhytur sot në formën më të shëmtuar të diktaturave që është diktatura e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve. Sot pluralizmi për të cilin Azem Hajdari dhe studentët liberatorë ecën drejt sakrificave sublime për rivendosjen në Shqipëri të pluralizmit, de facto është i shtypur, i dhunuar. Sot vota e lirë nuk ekziston. Fjala e lirë është në satrin e xhelatëve të pushtetit, në starin e Edi Ramës siç ishte ajo ne diktaturën tjetër ku i ati i tij xhelat firmoste varjen e poetëve, ekzekutimin e qytetarëve për fjalën e lirë, e mendimin e lirë.

Sot është një ditë betimi, do të thosha për çdo demokrat shqiptar për çdo deputete të PD për çdo drejtues të kësaj partie dhe mbështetësit e saj që të ngrihemi për të shpëtuar Shqipërinë për të shpëtuar votën e lirë, për të shpëtuar fjalën e lirë. Edhe një here të gatshëm për çdo çmim dhe sakrificë. Pasi liria dhe dinjiteti kërkojnë sakrifica. Unë kam bindjen se demokratët shqiptarë, pavarësisht nga ditët e vështira do ti tregojnë, Shqipërisë dhe botës se ata janë në armiqësi me armiqtë e lirisë, me armiqtë e fjalës së lire dhe se do të kthejnë në këtë vend dinjitetin njerëzor dhe do te kthejnë përsëri në këtë vend votën e lirë, fjalën e lirë…