Nga Indrit Vokshi
Ska asnjë ministër nga Veriu?
Enver Hoxha vrau dhe mënjanoi jugorët si Kadriu dhe Mehmeti, Feçori apo Haki Toska etj. dhe ia la pushtetin një shkodrani si Ramiz Alia.
Edi Rama dobësoi Veliajn nga Kuçova dhe forcoi Belindën nga Tirana mbesë e Haki Sharofit nga Dibra. Edhe disa nga biznesmenët e fuqishëm të fuqizuar nën qeverisjen e Ramës janë veriorë.
Dua të them se në sferat e pushtetit nuk ka shumë rëndësi prej nga je si origjinë, ka rëndësi çfarë përfaqëson dhe sa i shërben skemës së pushtetit e politikës.
Megjithatë i kishte Rama dy ministra nga Veriu, Blendi Gonxhen dibran dhe Besfort Lamallarin e drejtësisë, dibran. Sa për tiu hequr merakun.
Kjo karta e diskriminimit krahinor është bajate. Gjoja i diskriminon Edvin Droga sepse Veriu voton PD. Ketë herë në 2025 Veriu nuk ka votuar PD, sepse PS-PSD janë 24 mijë vota më shumë se PD-LSI.
Thjesht është kartë bajate, po trajtojnë veten si minoritet i shtypur e i margjinalizuar. Vetëviktimizim. Pastaj, veriorët janë si ato sëmundjet autoimunitare ku vetë trupi ngrihet dhe vret qelizat e veta të shëndosha. I vrasin politikisht të gjithë personat të cilët në një të ardhme mund arrijnë të ngrihen në nivelet e larta politike, pastaj rrinë ankohen se diskriminohen, taman si të ishin minoritet.
Është shumë kot kjo psiqika e viktimës krahinore. Dëshpërimi i robve që sdinë ku të kapen.