Ballina Politika Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta

Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta

19
0

Deputetët e Partisë Demokratike bojkotuan votimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Kreu i grupit të PD, Bardhi deklaroi para votimit se kjo shumicë nuk ka legjitimitet, teksa lëshoi akuza dhe ndaj Niko Peleshit, duke e cilësuar atë si mik të Klodian Zotos.

“Kjo shumicë nuk ka legjitimit për të zgjedhur kreun e Kuvendit. Kjo është njësoj si të vesh Klodian Zoton.

Me këtë propozim po na tregoni se filozofia juaj është krim, vjedhje, korrupsion. Ne nuk marrim pjesë në votim”, tha Bardhi.

64 deputetë kishin firmosur kandidaturën e Niko Peleshit për Kryetar të Kuvendit.