Ballina Kronika Tiranë/ 11 të arrestuar dhe disa të proceduar për dhunë, aksidente e...

Tiranë/ 11 të arrestuar dhe disa të proceduar për dhunë, aksidente e kundërshtim të Policisë

77
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. S., 20 vjeç, pasi në rrugën “Dervish Hima” është konstatuar duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë. 20-vjeçarit në momentin që i është bërë shenjë ndalimi ka rritur shpejtësinë e automjetit dhe ka përplasur automjetin e policisë duke rezikuar jetën e punonjësve të policisë në detyrë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin J. H., 42 vjeç, pasi është konstatuar se kishte parkuar automjetin në menyrë të parregullt duke penguar lëvizjen. Në momentin që i është kërkuar ta lëvizë automjetin, ai ka kundërshtuar dhe në tentativë për tu larguar, me gomën e automjetit i ka shkelur këmbën punonjëses së policisë në detyrë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan dy shtetas të mitur 16 vjeç, pasi janë konstatuar jashtë banese, në cënim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”. 2 të miturit nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të policisë, njëri prej tyre i ka kundërshtuar me qëllim shmangien e shoqërimit në Komisariat;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit e mitur 17 vjeç, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me shtetasin R. B. Gjatë shoqërimit, njëri prej të mitur ka goditur punonjësen e policisë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Th. E, B. H dhe R. H, sepse në rrugën “Karl Gega” para pallatit te tyre janë konfliktuar me njëri- tjetrin, per motive te dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-referuan materialet në Prokurori, për 3 të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte 2 bashkëmoshatarët e tyre;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. B., 29 vjeç, pasi dyshohet se sëbashku me një shtetas tjetër të paidentifikuar kanë goditur me grushte një 25-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit A. M., 29 vjeç dhe M. M., 37 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Llazi Miho”, kanë goditur për shkak të detyrës Punonjësin e Policisë Bashkiake.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin I. D., 49 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin M. D., 58 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-arrestuan shtetasin E. Z., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje;
-arrestuan shtetasin M. B., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. P., 31 vjeç, pasi me motomjetin që drejtonte ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. K., 43 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar 43-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

-Më datë 13.09.2025, shtetasi I.Sh, kallëzon se më datë 12.09.2025, është kanosur nga celulari nga një shtetas që nuk e njeh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

-Më datë 12.09.2025, rreth orës 23:45, në fshatin Derven, Krujë, ka rënë zjarr në një parkim automjetesh, duke shkaktuar dëme materiale në disa automjete. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.