Ballina Politika Kush është gruaja që “fshihet” pas Diellës, ministres së parë virtuale të...

Kush është gruaja që “fshihet” pas Diellës, ministres së parë virtuale të dekretuar në Shqipëri?

0
21

Diella, ministrja virtuale e qeverisë “Rama 4” ka bërë bujë jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe në ato ndërkombëtare, si një risi në administratën publike dhe teknologjinë qeveritare.

Por pas figurës së saj futuriste, që simbolizon një epokë të re dixhitale, qëndron një grua e vërtetë, aktorja Anila Bisha.
Ajo jo vetëm që ka huazuar zërin e saj për Diellën, por edhe e ka mishëruar figurën e saj për të krijuar lidhje emocionale dhe besueshmëri tek publiku. Por vetëm kaq, figura e saj ka ngjalur kureshtje dhe debat.

Ndërkaq edhe dekretimi i Diellës nga Presidenti i Republikës ka ngritur gjithashtu pikëpyetje ligjore dhe kushtetuese. Ky veprim është konsideruar i paprecedentë, pasi Kushtetuta nuk parashikon dekretimin e një ministri që nuk ekziston fizikisht dhe që nuk është një person real juridik. Ky është një rast i parë për Shqipërinë, dhe mund të krijojë precedentë të rinj mbi mënyrën sesi institucionet do të bashkëjetojnë me inteligjencën artificiale në të ardhmen.

A është ky një hap përpara drejt dixhitalizimit të administratës, apo një eksperiment që sfidon kornizat ligjore dhe institucionale të shtetit? Kjo mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt, Diella ka nisur një debat të thellë që me siguri do të vazhdojë të zgjerohet.