Ballina Politika ‘Ramaduro dhe dekreti antikushtetues i Begajt!’ Berisha: Me dekret presidencial u emërua...

‘Ramaduro dhe dekreti antikushtetues i Begajt!’ Berisha: Me dekret presidencial u emërua hajdutja e padukshme

22
0

Lideri i PD-së Sali  Berisha thotë se presidenti i Republikës, Bajram Begaj me dekretin e djeshëm presidencial që emëroi, përveç kryeministrit, edhe Ministrin Virtual të Inteligjencës Artificiale  ka shkelur jo vetëm Kushtetutën por është dhe në fyerje e inteligjencës

Berisha e quajti një shkelje serioze e rëndë e germës dhe frymës së Kushtetutës, të shtetit ligjor dhe institucioneve të tij.

Reagimi 

Në një rast unik në historinë e botës, më saktë, në komedinë botërore, kukulla e Edi Ramës, Presidenti Begaj, me propozimin e kryetarit të PS, Edi Rama, me dekretin e djeshëm presidencial emëroi, përveç kryeministrit, edhe Ministrin Virtual të Inteligjencës Artificiale, apo Diella Ramën, nën përgjegjësinë e Kryeministrit për krijimin dhe funksionimin e saj.

Kështu, duke shkelur Kushtetutën dhe në fyerje të inteligjencës, shtohet një dëm kushtetues që është deklarimi si në asnjë vend tjetër të botës se Diella është ministre.

Për fat të keq, për shumicën e mediave të cilat e gëlltitën këtë bllof dhe e kanë bërë titull sensacional, kjo mund të duket gazmore e qesharake; por në fakt këtu nuk kemi thjesht një rast qesharak, por edhe një precedent serioz ligjor, një shkelje serioze e rëndë e germës dhe frymës së Kushtetutës, të shtetit ligjor dhe institucioneve të tij.

Ky ministër virtual, jo-njerëzor, jo-personal, shfaqet në një dokument kushtetues të narkoshtetit, siç është dekreti presidencial që emëron kryeministrin, dhe kjo vetëm e vetëm që Ramaduro vetë të mos vjedhë më duke keqpërdorur Lubinën, Mirlindën etj., por tani t’i vjedhë të gjitha me Diella Ramën hajduten e padukshme të emëruar me dekret presidencial.