Ballina Sport “Pole” për Sprint, Markez shkëlqen në San Marino

“Pole” për Sprint, Markez shkëlqen në San Marino

22
0

Botërori 2025 i Moto GP-së ka hapur dje fundjavën për Çmimin e Madh të San Marinos, me ditën e parë në Misano. Pasi sesionit të parë të provave të lira, ku më i shpejti ishte Franko Morbdeli, në provat parakualifikuese doli në skenë Mark Markez. “Kanibali” i Dukatit vendosi kohën më të mirë me 1 minutë, 30 sekonda e 480 mijtat, duke lënë pas me 147 mijtat Marko Bexekin (Aprilia), Franko Morbidelin (+0.193) dhe një Françesko Banjaja të rikthyer në formë, me Pekon që e mbylli vetëm 230 mijtat pas shokut të tij të skuadrës.

Aleks Markez mbyll pesëshen më të mirë me 272 mijtat pas vëllait të tij të madh. Në dhjetëshen më të mirë, që siguron kualifikimin e drejtpërdrejtë në Q2 të provave zyrtare të së shtunës, hyjnë gjithashtu Joan Mir dhe Luka Marini me dy Honda HRC, kampioni në fuqi Horge Martin me Aprilian e dytë zyrtare, Pedro Akosta me KTM Red Bull dhe Fabio Di Xhanantonio me “Desmosedici”-n e dytë të skuadrës V4R46.

Ndërkohë, do të duhet të kalojnë përmes Q1 në kualifikime, pra të bëjnë “orë shtesë”, ndër të tjerë: Fabio Kuartararo me Yamahan (i 12-ti), Brad Binder me KTM Red Bull (i 13- ti), Enea Bastianini me Tech 3 (i 17-ti, i vetmi pilot italian që detyrohet të nisë të shtunën nga Q1) dhe Fermin Aldeguer, i 18- ti me Dukatin e dytë të Gresinit. Pas një ditë tepër pozitive në Misano, ku mori “pole position” për garën Sprint, Mark Markez ndër të tjera deklaroi:

“E nisa mjaft i kujdesshëm, sepse në fillim nuk kisha një ndjesi të mirë me motorin. Me kalimin e kohës e gjeta pak nga pak. Duhet të përmirësojmë sjelljen e pjesës së përparme: këtu ka shumë ngjitje me asfaltin, pak a shumë si në Brno. Në Barcelonë ishte shumë më e butë. Ende nuk e kam parë ritmin e garës, nalen e mbrëmjes, Turqia fitoi derbin ballkanik përballë Greqisë me rezultatin 94-68 (26-16, 23-15, 23-20, 22- 17). Një takim i dominuar në turqit, të cilët bënë më mirë në të katërta periodat.

Protagonisti i madh ishte Ercan Osmani, lojtari shqiptar i natyralizuar me Turqinë. Osmani realizoi 28 pikë, duke fituar duelin me yllin e NBA-së, Antetokounmpo, autor i 12 pikëve dhe 12 kërcimeve për helenët. Të dielën në orën 20:00 në Riga të Letonisë do të luhet finalja e madhe për trofeun, mes Gjermanisë dhe Turqisë. Më herët, në orën 16:00, Greqia dhe Finlanda do të përballen në finalen e vogël për medaljen e bronzit. por këtu nuk duhet ta ulësh kurrë vigjilencën, sepse pilotët italianë janë të shpejtë që në fillim”, u shpreh Markez. Sot në orën 10:05 do të nisë sesioni i dytë i lirë, në 10:45 fillojnë kualifikuese, ndërsa në orën 14:55 starton gara Sprint. Çmimi i Madh i San Marinos nis të dielën në orën 14:00.