Ballina Politika “Duhet të protestonim si në Nepal ndaj vjedhjes së zgjedhjeve”, Lisandër Hoxha...

“Duhet të protestonim si në Nepal ndaj vjedhjes së zgjedhjeve”, Lisandër Hoxha kundër vendimit të PD: Duhet të mblidhet me urgjencë Këshilli Kombëtar

18
0

Opozita vendosi të hyjë në parlament, sipas një vendimi të marrë nga kryesia e PD pak ditë para nisjes së punimeve të Kuvendit, por për Lisandër Hoxhën, ish-kandidat për deputet i PD në zgjedhjet e 11 majit, nuk duhet të ndodhte kështu.

Hoxha, i cili dhe më herët ka shprehur pikëpamjen e tij publikisht për të mos njohur zgjedhjet dhe po ashtu dhe parlamentin, deklaroi në studion e News24 se aksioni politik i PD duhet të bëhej jashtë dyerve të Kuvendit, në rrugë.

“Unë kam mbajtur një qëndrim tjetër publik, që meqënëse nuk njohim zgjedhjet, s’duhet të njohim as parlamentin e dalë nga zgjedhjet e vjedhura, sic bënë qytetarët në Serbi e Nepal, si cdo popull që i preket vota, demokracia duhet të bëjë dhe rruga politike që do të duhet të ndiqte PD të ishte mobilizimi i qytetarëve në protesta të vazhdueshme me një kërkesë për qeveri teknike dhe mosnjohje e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, dhe kjo do të ishte legjitime”, tha Hoxha.

Lisandër Hoxha: Zgjodhën një rrugë që e bënë publike me vendim të Kryesisë dhe thanë do e bëjnë luftën brenda parlamentit. Unë kam mbajtur një qëndrim tjetër publik, që meqënëse nuk njohim zgjedhjet, s’duhet të njohim as parlamentin e dalë nga zgjedhjet e vjedhura, sic bënë qytetarët në Serbi e Nepal, si cdo popull që i preket vota, demokracia duhet të bëjë dhe rruga politike që do të duhet të ndiqte PD të ishte mobilizimi i qytetarëve në protesta të vazhdueshme me një kërkesë për qeveri teknike dhe mosnjohje e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, dhe kjo do të ishte legjitime.

Së pari, ne ishim në koherencë me atë që deklaruam, kemi zbardhur tashmë që ishte ndërhyrje brutale e shtetit në procesin zgjedhor dhe rezultati është i manipuluar.

Jemi në një narkoregjim, regjim korrupsioni ku kryeministri Rama ka përvetësuar pushtetin e tij politik mbi kapjen e sistemit, zgjedhjeve dhe s’ka parti që e mund aparatin shtetëror.

Asnjë forcë politike në Shqipëri apo në të gjithë botën, nëse shteti angazhon të gjithë nëpunësit publikë dhe i përdor në shkelje të ligjit për zgjedhjet, nuk fiton dot sepse rezultati i dalë nuk është vullneti i qytetarëve por është makinë shtetërore që gllabërit zgjedhjet.