Ballina Aktualitet Denoncimi i fortë/ Saimir Visha: Prokurorë e gjyqtarë paguajnë 100 mijë euro...

Denoncimi i fortë/ Saimir Visha: Prokurorë e gjyqtarë paguajnë 100 mijë euro KLP dhe KLGJ për një transferim

25
0

Avokati dhe kryetari i shoqatës të Avokatëve Penalistë, Saimir Visha, ka plasur skandalin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Visha deklaron se KLP dhe KLGJ paguhen nga 50-100 mijë euro nga prokurorë e gjyqtarë për një transferim.

Por nuk përfundon me kaq. Sipas avokatit, të gjithë prokurorët e gjyqtarët e transferuar kërkojnë të gjykojnë vetëm çështje penale që kanë më shumë përfitim monetar.

Avokati thekson se KLGJ dhe KLP kanë sjellë gjyqtarët dhe prokurorët 27-vjeçarë, përkundrejt pagesave, të gjithë në Tiranë dhe e gjithë kjo do të bjerë mbi kurrizin e popullit që do të paguajë transfertat e prokurorëve dhe gjyqtarëve të rinj.

“Të lëvizësh nga një qytet në tjetrin bileta është e lirë. Edhe për të ardhur nga qytetet largëta në Tiranë nuk kushton.

Por ka ca tarifa që të lëvizësh në rrethe të mira apo të vish në Tiranë!!!

Këtu Stop. Kujdes. Mendohu. 50 deri 100 mijë euro, i paguhet jo autobusit, as taksisë, por KLP dhe KLGJ nga gjyqtarë e prokurorë për një transferim qofshin edhe të komanduar.

Dhe çudia vazhdon. Të gjithë të transferuarit kërkojnë të gjykojnë vetëm çështje penale se aty është leku, civile të vonon, familjarë s’të jep gjë…

Bravo KLGJ dhe KLP, i sollët gjyqtarët dhe prokurorët 27-vjeçarë, përkundrejt pagesave, të gjithë në Tiranë.

Mjerë populli që do paguajë transfertat e prokurorëve apo gjyqtarëve të rinj…”, shkruan Visha.