Ballina Kulturë Festivali i Dancit i Angelin Preljocaj sjell në Tiranë artistë nga e...

Festivali i Dancit i Angelin Preljocaj sjell në Tiranë artistë nga e gjithë Evropa, shfaqje në mbi 10 hapësira publike

0
21

Për të katërtin vit radhazi rikthehet International Dance Festival of Tirana (Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit Bashkëkohor në Tiranë) me artistë e koreografë nga kompanitë më presigjoze në Europë, nën udhëheqjen artistike të koreografit Angelin Preljocaj.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, sipas të cilit ky edicion do të mbahet në Tiranë nga data 9 deri më 25 tetor.

Gonxhja nënvizoi se “kryeqyteti do të gjallërohet me shfaqje ndërkombëtare në teatrot kryesore dhe në mbi 10 hapësira publike të hapura për të gjithë”.

Koreografi Preljocaj nëpërmjet një video mesazhi ftoi qytetarët të bëhen pjesë e festivalit.

“Jam shumë i lumtur dhe i nderuar t’ju ftoj ju në edicionin e 4-të International Dance Festival of Tirana”, tha Preljocaj.

Këtë vit, sipas artistit me famë ndërkombëtare festivali do të “jetë i hapur për të gjithë qytetin, me një program të ri, të cilin publiko do ta shijojë falas”.

“Me grupin tim do të japim shaqje falas në zona të ndryshme dhe ta papritura në gjithë Tiranën”, tha Preljocaj.

Preljocaj tha se shfaqe do të ketë edhe në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit, në Teatrin Metropol, si dhe në shumë lokalitete të tjera, shkruan atsh.

Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit Bashkëkohor në Tiranë është një mundësi e shkëlqyer për të shijuar lëvizjen, kreativitetin dhe frymëzimin, ku bashkohen artistët dhe të apasionuarit e kërcimit nga e gjithë bota në këtë udhëtim të jashtëzakonshëm kulturor.