Ballina Bota Meksikë/ Aksident në autostradën midis Meridës dhe Campeche, 15 të vdekur

Meksikë/ Aksident në autostradën midis Meridës dhe Campeche, 15 të vdekur

25
0

Të paktën 15 persona kanë vdekur në një aksident në Gadishullin Jukatan, sipas sekretarit të shtetit për sigurinë publike. Aksidenti ndodhi në autostradën midis Meridës dhe Campeche-s, duke vrarë pasagjerët e një rimorkioje, një makine dhe një taksie.

Përplasja e automjeteve të përfshira shkaktoi zjarr.

“Shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë për familjet në këtë moment dhimbjeje të madhe”, tha Guvernatori i Jukatanit, Joaquín Díaz Mena, në një postim në X.

“Që nga raporti i parë (i aksidentit) emergjenca, shërbimet e sigurisë dhe shëndetësore janë përfshirë, duke ofruar ndihmë të menjëhershme”, theksoi zyrtari.