Ballina Politika Rama: Diella është përgjegjësi e imja dhe një hap drejt modernizimit strukturor

Rama: Diella është përgjegjësi e imja dhe një hap drejt modernizimit strukturor

0
20

Në një intervistë për një radio britanike, të publikuar këtë të diel, ndër të tjera, Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për Diellën.

Rama tha se ajo, sigurisht, si ministre që është, është përgjegjësi e tij, ndërsa shpjegoi pse ndërmori këtë hap.

Ai u shpreh se vendi duhet të fitojë kohën e humbur ndër dekada, dhe sipas tij, Diella ka potencial shumë të madh për të performuar më mirë se të gjithë.

“Së pari ju se di dini nëse jam unë apo një version AI i imi, por sa kohë flet nga kanali i Kryeministrit, është përgjegjësia ime. Por, po, ne vendosëm të ndërmarrim këtë hap të madh sepse duam të përshpejtojmë reformat tona – reforma në funksion të modernizimit strukturor. Teknologjia e re dhe inteligjenca artificiale janë një bekim për vende si yni. Ne duhet të fitojmë kohën e humbur ndër dekada. Ajo ka një potencial shumë të madh për të performuar më mirë se të gjithë ne.

Diella, që në shqip do të thotë diell, është praktikisht një diell që nuk perëndon kurrë. Ajo nuk fle, nuk lodhet dhe nuk ka interesa personale. Ajo nuk ka kushërinj – dhe këta janë një problem i madh në vendin tonë. Ajo nuk ndryshon mendje dhe nuk i intereson nëse pushohet nga puna”, tha ai.