Teksa janë bërë 24 orë nga gjetja e lëndës shpërthyese pranë një hoteli në pronësi të vëllait të Vangjush Dakos në zonën e Vollgës, policia ende nuk ka ndonjë të dhënë mbi objektivin dhe personin që e ka lënë atë para hotelit. Burime nga policia kanë konfirmuar se hoteli i kishte kamerat janë funksioni dhe grupi hetimor nuk ka mundur të sekuestrojë asnjë pamje sigurie për të krijuar një ide për autorin dhe intenerarin e tij.
Megjithatë janë sekuestruar pamjet e kamerave të tjera në zonë për të përftuar ndonjë të dhënë. Por sipas policisë lënda eksplozive nuk mund të shpërthente pasi nuk kishte mekanizëm të montuar.
Një situatë e ngjashme ndodhi dhe në 21 maj të këtij viti po në qytetin e Durrësit, këtë herë pranë banesës së Vangjush Dakos në zonën e Velierës. Një pako me lëndë eksplozive u pikas sërish nga disa qytetarë të cilët lajmëruan policinë.
Nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me një mesazh për Vangjush Dakon apo vëllain e tij, apo ndonjë personi lënda eksplozive i ka rënë rastësisht.
Është e paqartë nëse ngjarja e 21 majit ka lidhje me atë të 13 shtatorit, për shkak se për ngjarjen e parë nuk ka një person të arrestuar dhe një pistë konkrete nga policia.