Ballina Aktualitet Nga karrigia e deputetes në atë të drejtoreshës, Dhurata Çupit i besohet...

Nga karrigia e deputetes në atë të drejtoreshës, Dhurata Çupit i besohet posti i rëndësishëm

76
0

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, e cila në zgjedhjet e majit nuk arriti që të mbante të sigurt mandatin e saj për në Kuvend, ka nisur një tjetër rrugëtim.

Nga karriget e Parlamentit, kartonat jeshilë e të kuq, ajo do të ulet në zyrën e drejtoreshës së Përgjithshme të “Focus Media News”.

Lajmin për emërimin e Çupit e ka bërë me dije vetë institucioni mediatik. Ndryshe nga shumë prej kolegëve të saj demokratë, Dhurata Çupi nuk u rikthye në vjeshte në Kuvend. Në zgjedhjet e 11 majit, nga Dibra erdhi në Tiranë ku dhe konkurroi në listat e hapura, por nuk ia doli që të mblidhte mjaftueshëm vota sa për t’u rizgjedhur.

Theksojmë se me vite me radhë Çupa ka shërbyer në role të rëndësishme në jetën politike dhe institucionale të vendit. Ajo është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë dhe ka qenë deputete e Partisë Demokratike nga viti 2016-2025.

Çupi ka qenë anëtare e Komisionit parlamentar për Ekonominë dhe Financat, anëtare e disa Komisioneve Hetimore Parlament are, nënsekretare e Nënkomisionit për Qeverisjen Vendore, anëtare e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, kryetare e Aleancës së Grave Deputete, anëtare dhe nënkryetare e Komisionit parlamentar për Ligjet, të Drejtat e Njeriut dhe Administratën Publike, si dhe trajnuese për Këshillin e Qeverisjes Vendore për Administrimin e Pronës Publike; kryetare e Këshillit Legjislativ, bashkë-kryetare e Komisionit parlamentar për Reformën Territoriale, si dhe anëtare e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian.

Gjithashtu, më herët ka mbajtur postin e Drejtoreshës juridike pranë Bashkisë së Tiranës, pedagoge e jashtme e lëndës “E drejta e qeverisjes vendore” në universitet, kryetare e Agjencisë së Inventarizimit dhe Trajtimit të Pronave Publike pranë Ministrisë së Brendshme, përgjegjëse e sektorit të ligjshmërisë në AITPP pranë Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe juriste e Drejtorisë Juridike pranë Bashkisë Tiranë.