Nga Dr. Ylli H. Doçi
Une nuk jam Charlie Kirk dhe une jam shok me Tonin por une jam kunder Tonit per rolin e “koleges” se tij, Dielles, te pares ministre me inteligjence artificiale. Une jam akoma gjalle por duhet te kem frike nga sulmi robotik me inteligjence artificiale qe nuk ka pse te mos me vrase neser, sic vrane Charlie Kirk kete jave, pa vrarje ndergjegje.
Toni Gogu kishte shkruar nje mesazh te shkurter per Diellen si kolege dhe megjithese e kuptoj gatishmerine progresiviste per risite, duhet te theksojme qe jo cdo lloj risie eshte progres apo perparim.
Caktimi zyrtar si funksionare qeveritare e nje ministreje me “inteligjence” artificiale eshte nje protagonizem i guximshem. Ne fakt, po te mos ishte serioze, une do e vleresoja si gjetje unikale dhe loje virtuoze akrobacie mediatike, si Micheal Jackson me ecjen e tij henore, si vidioklipet shokuese te artisteve te skenes, por fatkeqesisht me duhet te them qe nuk eshte ceshtje e parendesishme; Inteligjenca artificiale si zevendesim i perfaquesve njerezore eshte kercenim serioz.
E para gje qe do i thoja mikut tim Toni per Diellen, qe ai e quan kolegen e tij, eshte nese e kupton qe do ishte ceshtje kohe ose kapricoje e kryeministrit per te mos e zevendesuar neser Tonin me nje Diellush si minister i puneve me parlamentin. Pra nese Toni eshte i zevendesueshem nga Diella apo Diellushi sipas ekuacionit progresivist ku risia eshte gjithmone me e mire, konkluzioni del qe do jete me mire kur Toni te zevendesohet nga Diellushi me inteligjence artificiale.
Ne fakt ky eshte ekzakt konkluzioni qe del nga logjika e Tonit per konsiderimin e Dielles si kolege, por une e dua me shume Tonin se sa cfaredo Dielle apo Diellushi me inteligjence artificiale; e dua me shume Tonin jo vetem pse e kam shok, por sepse nje funksionar robotik asgjeson konceptin e qeverisjes demokratike apo popullore dhe politike.
Nje funksionar qeverises robotik, apo algoritem apo nje sistem inteligjence artificiale, supozon qe teknokracia dhe administrimi teknik, programimi matematik, rigoroziteti mekanik, ligjesia automatike me ftohtesi numerike, eshte qeverisja me e mire per njeriun.
Edhe sikur e pamundura te realizohej dhe te kishim nje programim algoritmik te persosur te gjithe njohurise per faktoret qe duhen analizuar ne nje vendimarrje qeveritare (duke supozuar qe programuesit jane engjej dhe jo njerez me axhendat e tyre ne algoritmet qe vendosin) problemi i pakalueshem eshte qe une dhe bashkeqytetaret e mij jemi njerez me inteligjence reale dhe jo artificiale qe nenkupton dimensione te paparashikueshme nga asnje algoritem dhe une dua liri per te jetuar jeten time sipas bindjes time jo sipas programimit te ndonje makine.
Vete koncepti i lirise dhe i vullnetit personal nenkupton zgjedhje personale dhe kulturore te paparashikueshme nga askush. Ngjashmeria e njeriut me inteligjencen natyrale apo reale si ngjashmeri me Perendine nenkupton qe Perendia nuk mund te barazohet kurre me asnje sistem total algoritmik ku gjithe njohuria e botes dhe gjithe mundesite kombinohen ne nje sistem kompjuterik gjigant per tu shkarkuar sipas rastit, sepse kapaciteti ndergjegjesues apo vetedijesues eshte karakteristike e personit dhe kurresesi e mundur per cfaredo inteligjence artificiale.
Ndergjegjja nuk eshte nje fenomen i mbivendosur mbi materien rastesisht dhe as çeshtje zhvillimesh materiale ne kohe, prandaj supozimi i zevendesimit te ndergjegjes me besimin tek “sistemi” eshte instalimi i rregjimit te totalitarizmit te makines.
Makina nuk kupton dhe as nuk ndjen pergjegjshmerine e respektit per njeriun me mendimin ndryshe apo edhe te kundert; makina apo sistemi i programuar algoritmik nuk han arsyetim per te drejten e njeriut te mendoje ndryshe; makina vret pa e vrare ndonje ndergjegje sepse nuk ka si te kete ndergjegje.
Ketu hyn ngjarja emblematike e vrasjes se Charlie Kirk ne Amerike per mendimin ndryshe. Nje bashkebisedues qe nuk ka kapacitetin te reflektoje dhe te perjetoje ne ndergjegje kendveshtrimin e tjetrit eshte nje qenie e atrofizuar si nje makine e programuar sepse eshte indoktrinuar per te reaguar pa reflektuar dot.
Vrasesi i Charlie Kirk eshte nje person emblematik i nje kategorie te njohur atrofizimi indoktrinar qe e kemi hasur edhe me komunistin intransigjent apo te ideologjizuar, me fundamentalistin fetar te verbuar ose me kriminelin e regjur ne sadizmin cnjerezor, por qe mund te duket krejt normal ne nje fytyre djaloshare dhe inteligjence normale.
Vrasesi i Charlie Kirk eshte nje qenie e paafte per te pranuar njeriun me mendimin ndryshe si me dinjitet njerezor te pacenueshem dhe pikerisht kjo ngjan me makinen apo sistemin algoritmik qe Toni e quan “kolegia ime Diella”, qe nese do ishte gjykatesja ime, njesoj do me vriste per mendimin tim ndryshe sepse do ishte e paafte te reflektonte me inteligjencen artificiale qe kurre nuk do mund te jete e ndergjegjshme.
Ja pra pse une behem Charlie Kirk dhe Toni behet kundershtari im kur pranon Diellen si qeveritaren time.