Ballina Opinion Shoferi vrasës – Paraziti që financon ekonomia kriminale, korrupsioni, pisllëku

Shoferi vrasës – Paraziti që financon ekonomia kriminale, korrupsioni, pisllëku

72
0

Nga Klodian Tomorri

60 vjeç. Rri gjithë ditën duke pirë raki. Pastaj xhiron gomat dhe ecën si lac me shpejtësi nëpër lagje.

Hajde të ishte ndonjë 20 vjeçar se do thonin adoloshent i panxënë. Por 60 vjeç burrë.

Tani thotë më vrisni se nuk dua të jetoj. Por ca të të vrasin ty more ditëzi. Ti e bërë gjëmën e madhe sa një mal. U mbylle derën familjeve dhe ligështove një popull të tërë.

Por pyetja këtu është si financohet një 60 vjeçar, që i del të pijë, të mbaje benz luksoz dhe pastaj të vijë vërdalle nëpër lagje duke u shndërruar në armë?

Me shumë gjasa ky ka për të dalë i papunë. Se po të punonte nuk do kish as nge dhe as takat të pinte dhe të xhironte nëpër lagje.

Dhe ky është problemi. Vendet e përmbytura nga paraja e paligjshme e korrupsionit, drogës, favoreve, prodhojnë masivisht këtë lloj identikiti. Parazitin, që nuk i jep asgjë shoqërisë, por është gjithmonë rrezik për te.

Nuk është vetëm çështje parqesh që mungojnë. Ai është një problem i madh, por fëmija mund të jetë në trotuar edhe duke shkuar për të blerë bukë në dyqan. Edhe duke shkuar në shkollë, edhe duke shkuar tek gjyshja. Ky prapë të vret.

Jo ky. Paraziti që financon ekonomia kriminale, korrupsioni, pisllëku.