Ballina Opinion Në lidhje me propozimin e reformës kushtetuese për të reduktuar numrin e...

Në lidhje me propozimin e reformës kushtetuese për të reduktuar numrin e deputetëve!

26
0

Nga Alban Daci 

Argumenti se zvogëlimi i numrave të deputetëve me uljen e numrin e popullsisë nuk qëndron! Pse nuk qëndron? Sepse, me miratimin e ushtrimit të votës të shqiptarëve që jetojnë jashtë, numri i votuesve jo vetëm nuk zvogëlohet, por ka shumë gjasa të rritet e për pasojë nuk duhet të zvogëlohet numri i deputetëve, por duhet të rishikohen formula e forma të reja të përfaqësimit të gjerë të “sovranitetit” të popullit të deleguar në Parlament.

Argumenti se ulja e numrit të deputetëve do të përmirësojë cilësinë e parlamentarizmit! As ky argument nuk ka asnjë provë historike apo empirike. Problemi i cilësisë së parlamentarizmit varet nga kultura politike, sistemet partiake, funksionimi dhe demokratizimi i brendshëm i partive politike, faktorë të tjerë sociologjik e pse jo antropologjik.

Argumenti se ulja e parlamentarëve do të ishte i dobishëm për faktin se: kemi pasur deputet që kanë “ngordhur” karrike dhe nuk kanë pasur asnjë funksion konkret! As kjo nuk qëndron! Numri i deputetëve rrit mundësinë konkrete të përfaqësimit edhe të qytetarëve në skajet më të largëta! Sigurisht duhet të rishikohen funksionet dhe kompetencat e deputetëve në kornizën kushtetuese sesa duke i rënë shkurt me zvogëlimin ose reduktimin e numrit të deputetëve.

Ndryshimet e kësaj natyre të kushtetutësese nuk mund të ndodhin më përmes Kuvendit apo ushtrimit të votimit të këtij të fundit, por duhet të aplikohet më në fund referendum! Kjo lloj reforme kushtetuese prek interesa dhe përfaqësime të gjëra dhe për pasojë qytetarët duhet të kenë të drejtë të shprehim aprovimin apo diasprovim.

Bikameralizmi i Parlamentit do të ishte reforma më e rëndësishme, sepse tashmë me aprovimin e ushtrimit të votës të shqiptarëve që jetojnë jashtë, që për nga numrat përbëjnë shumicën në krahasim me ata që jetojnë në Shqipëri kërkon mundësinë e tyre kushtetuese që jo vetëm të votojnë, por edhe të kenë mundësi reale përfaqësimi! Kodi aktual zgjedhor u heq mundësinë e përfaqësimit, sepse pavarësisht nga pjesëmarrja e tyre në votim apo nga preferencat e tyre të shprehura përmes votës nuk prodhuan asnjë mandat!

Gjithashtu, realiteti i shqiptarëve në Rajon e dhe jo vetëm, duhet menduar  seriozisht për një mundësi më serioze përfaqësimi! Shqipëria ka nevojë për një dhomë të dytë, që mund të quhet Senat, “Dhoma e Rajoneve”, “Oda e Krahinave”, “Oda e Lartë” duke krijuar ekuilibra të nevojshme e të domosdoshme!