Një 49-vjeçar është raportuar i zhdukur në qytetin e Durrësit.
Kallëzimi është bërë nga i ati, një 85-vjeçar, i cili ka njoftuar policinë për humbjen e kontakteve me të birin.
Sipas deklaratës, ai nuk ka pasur asnjë informacion për vendndodhjen e të birit që prej datës 21 prill 2025. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për gjetjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Në Komisariatin e Policisë Durrës është paraqitur shtetasi M. K., 85 vjeç, banues në Durrës, i cili ka kallëzuar se më datë 21.04.2025, ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin A. K., 49 vjeç.
Punohet për gjetjen e tij.