Ballina Aktualitet ‘Gjendje alarmate për arsimin’/ Muka: Universitetet janë kthyer në vatra krimi, abuzime...

‘Gjendje alarmate për arsimin’/ Muka: Universitetet janë kthyer në vatra krimi, abuzime të mëdha të drejtuesve pritet të dalin

23
0

Muka theksoi se universitetet në Shqipëri “fatkeqësisht janë kthyer në vatra krimi”, duke përmendur titujt akademik dhe vjedhjet e kryera në mënyrë flagrante dhe të vazhdueshme, pavarësisht masave disiplinore.

Ai shtoi se ligji nuk ndalon askënd të marrë masa për çdo veprim antiligjor në universitete dhe nënvizoi se në Universitetin e Shkodrës ka pedagogë të lidhur me krimin, një situatë që përsëritet edhe në universitete të tjera publike dhe private.

Muka bëri me dije se ka edhe raporte të tjera, përfshirë Universitetin e Tiranës, që do të publikohen së shpejti për abuzime të drejtuesve. Sipas tij, edhe Ambasada Amerikane ka thirrur drejtuesit e universiteteve për sqarime.

Ai vijoi duke thënë se arsimi është në një gjendje kritike dhe nuk mund të zgjidhet nga një individ i vetëm, duke nënvizuar nevojën për transparencë dhe diskutim publik mbi dhënien e doktoraturave të disa pseudo personaliteteve në Republikën e Shqipërisë.

Muka: 

Universitetet në Shqipëri, fatkeqësisht janë kthyer në vatra krimi, duke filluar që me titujt akademik, duke filluar që me vjedhjet që bëhen në mënyrë flagrante dhe në mënyrë të vazhdueshme financiare dhe pavarësisht se merren masa disiplinore, kurrsesi nuk shikohen në një objektiv afatgjatë.

Vazhdohet dhe është bërë edhe më parë problematik ligji, por nuk e ndalon askush askënd që të marrë masa për çdo veprim antiligjor që është bërë në universitete dhe bëhet.

Edhe në Universitetin e Shkodrës ju e dini shumë mirë që ka dhe njerëz dhe pedagogë të lidhur me krimin aty, sikurse ka në universitete të tjera publike dhe private.

Unë kam edhe raporte të tjera, edhe nga Universiteti i Tiranës, që do dalin në vijim, për abuzime të mëdha të drejtuesve të atij universiteti. Ka një tjetër raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, madje kam dhe informacione, sigurisht jo të konfirmuara zyrtarisht, që edhe Ambasada Amerikane i ka thirrur drejtuesit e universitetit për sqarime.

Pra jemi në një gjendje shumë kritike për arsimin, dhe sigurisht që nuk mund të zgjidhet me një individ, kërkon një qasje tjetër, dhe qasja tjetër është të flasim hapur.

Unë personalisht ditën e djeshme isha në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë për të kërkuar doktoraturat e disa pseudo personaliteteve në Republikën e Shqipërisë, në fushën e akademisë dhe është dhënë një urdhër kombëtar për mosdhënien e këtyre doktoraturave.