Ballina Aktualitet Dorëheqja e Ermal Dredhës/ Këshilli Bashkiak i Vlorës vendos më 22 shtator...

Dorëheqja e Ermal Dredhës/ Këshilli Bashkiak i Vlorës vendos më 22 shtator për kryetarin e ri të komanduar

25
0

Më 22 shtator do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Vlorës, ku do të diskutohet në lidhje me dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë, Ermal Dredha, dhe caktimin në krye të institucionit të 1 prej 3 nënkryetarëve.

Kujtojmë se 3 nënkryetarët janë; Elis Halili, Irena Toshkallari dhe Klea Lalo.

Mësohet e data e Këshillit Bashkiak të Vlorës u caktua në mbledhjen e sotme të kryesisë së këshillit bashkiak.
Ermal Dredha dha dorëheqjen nga detyra e kryebashkiakut të Vlorës më datë 10 shtator.