Ballina Aktualitet ‘Nuk kam jetuar, vetëm kam mbijetuar’, i riu në protestë u bën...

‘Nuk kam jetuar, vetëm kam mbijetuar’, i riu në protestë u bën thirrje shqiptarëve të dalin në shesh

30
0

Një i ri iu bëri thirrje të gjithëve që të dalin në shesh për të bërë të mundur largimin e kryeministrit Edi Rama.

Në një prononcim televiziv, ai theksoi se deri më tani nuk ka jetuar, por mbijetuar, ndërsa shtoi se të gjithë shqiptarët nuk duhet që të lejojnë kryeministrin Edi Rama që t’i shkelë me këmbë.

“Dalim për Shqipërinë, jo për veten tonë. Një student që lufton për shkollën dhe të ardhmen, mbijetojmë se për të jetuar deri në këtë moshë që jam nuk kam jetuar ndonjëherë.

Prindërit pa punë. Nuk jemi me asnjë parti, nuk jemi servila. Nuk e kemi patur këtë aftësi. Iu bëj thirrje shqiptarëve që të dalim për Shqipërinë si të parët tanë. Të mos na shkelë me këmbë një njeri që nuk është as shqiptar, por një njeri i shitur.”, tha ai.