Ballina Lifestyle Për herë të parë në historinë e këtij vendi, gratë konsumojnë më...

Për herë të parë në historinë e këtij vendi, gratë konsumojnë më tepër alkol se burrat!

37
0

Sipas të dhënave më të fundit nga Shtetet e Bashkuara, për herë të parë në historinë e regjistrimeve, gratë të reja raportojnë nivele më të larta të konsumit të tepruar të alkoolit (binge drinking) se bashkëmoshatarët e tyre meshkuj. Studimi tregon se 32% e grave të reja raportuan konsum të tepruar alkooli gjatë muajit të fundit, krahasuar me rreth 30% të burrave të rinj. Shkencëtarët identifikojnë disa arsye kryesore për këtë ndryshim: stresi dhe ankthi në rritje, veçanërisht pas pandemisë COVID-19; ndryshimet në normat sociale, që e bëjnë konsumimin e tepruar më të pranueshëm për gratë, dhe marketingu i drejtuar ndaj grave nga industria e alkoolit.

Studimet tregojnë gjithashtu se gratë janë më të prira të pijnë “për t’u përballur me stresin”, një sjellje që lidhet me rrezikun më të lartë për çrregullime të përdorimit të alkoolit. Ekspertët paralajmërojnë se ky trend i ri mund të ketë ndikime të gjera në shëndetin publik, duke përfshirë rritjen e sëmundjeve të mëlçisë, problemeve të shëndetit mendor dhe ndikime sociale si dhuna në familje.

Për të adresuar këtë problem, specialistët rekomandojnë ndërgjegjësim dhe programe parandaluese të dizajnuara specifikisht për gratë e reja. Ata theksojnë rëndësinë e mbështetjes psikologjike, edukimit mbi efektet e alkoolit dhe monitorimit të marketingut të industrisë së alkoolit që synon grupmoshat më të reja. Ndërhyrjet e hershme mund të ndihmojnë në reduktimin e pasojave afatgjata shëndetësore dhe sociale.