Ballina Politika Ministrat si bandë, të gjithë veshur me të zeza/ Begaj i jep...

Ministrat si bandë, të gjithë veshur me të zeza/ Begaj i jep ‘bekimin’ qeverisë ‘Rama’, harrohet Diella

31
0

Janë betuar në Presidencë kabineti i ri i qeverisë Rama. Pas një seance plenare të një dite më parë ku janë dashur vetëm disa minuta që të kalonte edhe programin edhe përmbajtjen e kabinetit Edi Rama kishte reshtura ushtarët e tij në Presidencë përpara “komandat” Bajramit për të marrë bekimin dhe për të vijuar serinë e 4-t të vjedhjeve dhe grabitjeve të pasurive të shqiptarëve.

Çuditërisht mungonte Diella. Dhe nuk është akoma shumë e qartë nëse Begaj (duket e pavend) të ketë refuzuar dekretimin nga frika e ligjit apo vetë Edi Rama ka dashur që të mbuloje me enigma të vërtetën Sorosiane të Diellës.

I pari që ka kryer betimin për marrjen e detyrës ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili merr kështu zyrtarisht mandatin e tij të katërt radhazi, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Zgjedhje të kontestuara nga opozita e cila ka publikuar me qindra denoncime që tregojnë të vërtetën e një masakre elektorale te pakrahasueshme. Me banda, patronazhistë tren bullgar, blerje votash, presion etj..

Pas tij, ministrat e rinj të qeverisë janë betuar me radhë duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Republikës.

Vihet re se pothuajse të gjithë ministrat janë veshur me të zeza. Çka ta krijonte bindjen e prezencës në hollin e Presidencës të një bande e jo të një kabineti qeveritar që pretendon të qeverisë një vend demokratik.