Ballina Aktualitet Doli në përgjimet e grupit kriminal të Suel Çelës, lirohet nga qelia...

Doli në përgjimet e grupit kriminal të Suel Çelës, lirohet nga qelia ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

19
0

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, është liruar nga qelia ditën e sotme.

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.

Vendimi u dha mëngjesin e sotëm nga gjyqtari Erjon Çela.

Një ditë më parë Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-gjyqtares për ndryshimin e masës së sigurisë.

Kujtojmë se Fetahu u izolua në qeli pas dyshimeve për “korrupsion” dhe favorizim të anëtarëve të një organizate kriminale të drejtuar nga Suel Çela.

Në përgjimet e siguruara nga SPAK, rezultonte se Fetahu dhe vajza e saj mbanin lidhje me grupin kriminal të Suel Çelës, të cilëve u kishin bërë edhe favore në këmbim të parave e dhuratave.