Ballina Kronika Mori 700 euro ryshfet për t’i dhënë leje të burgosurit, GJKKO lë...

Mori 700 euro ryshfet për t’i dhënë leje të burgosurit, GJKKO lë në arrest shtëpie punonjësin e Burgjeve

38
0

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Irakli Lekën, i arrestuar më 16 shtator me urdhër të SPAK-ut për veprën penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Ai u kap në flagrancë duke marrë para në këmbim të dhënies së një leje të përkohshme për një të dënuar.

Vendimi është dhënë këtë të premte nga gjyqtari i GJKKO-së, Bib Ndreca.

Irakli Leka, punonjës në Burgun e Lushnjës, u denoncua nga emisioni investigativ “Stop”, pasi u filmua teksa merrte 700 euro në këmbim të një leje pesëditore për një të burgosur.

Pas transmetimit të pamjeve, Drejtoria e Burgjeve njoftoi se arrestimi i Lekës u krye në bashkëpunim me SPAK-un.