Ballina Kronika Kanos drejtorin e spitalit të Durrësit, shoqërohet 5 orë në polici vëllai...

Kanos drejtorin e spitalit të Durrësit, shoqërohet 5 orë në polici vëllai i Rrumit të Shijakut

0
398

Vullnet Muça alias Muharremi, vëllai i Aleksandër Lahos i njohur si Rrumi që mbeti i plagosur në atentatin te mbikalimi i Shkozetit më 1 nëntor 2019, është shoqëruar në policinë e Durrësit pas një debati dhe kanosje të drejtorit të spitalit rajonal Durrës.

Sipas burimeve, kanosja lidhet me një vendim të drejtorit për të kaluar motrën e tij infermiere nga njëri pavion në tjetrin. Pas përplasjes ai është shoqëruar dhe marrë në pyetje për 5 orë. Më pas është lënë i lirë, por po procedohet për akuzën e kanosjes për shkak të detyrës. Hetimet për ngjarjen janë duke vijuar, por pyetja që shtrohet është: a pati ndërhyrje për lirimin e tij? Me siguri do të ketë komunikatë zyrtare policia!