Ballina Kronika Policia shpëton dy turistë gjermanë të bllokuar te Ujvara e Shëngjergjit

Policia shpëton dy turistë gjermanë të bllokuar te Ujvara e Shëngjergjit

46
0

Dy turistë gjermanë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në zonën e thepisur të Ujvarës së Shëngjergjit, janë lokalizuar dhe shpëtuar nga Policia e Tiranës, pas një operacioni kërkimi që zgjati 12 orë.

Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Njësinë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë, organizuan një operacion ndihme, për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së rrugëve të aksesueshme me automjete.

Turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa, policia e Tiranës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, duke i ftuar ata që për çdo problematikë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.