Ballina Kronika U dërgua në spitalin e Durrësit pas rënies në kontakt me rrymën...

U dërgua në spitalin e Durrësit pas rënies në kontakt me rrymën elektrike kur punonte në varkë, humb jetën 28-vjeçari nga Filipinet!

106
0

Një 28-vjeçar me origjinë nga Filipinet ka humbur jetën në Durrës, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në një varkë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1 të Durrësit. Sipas policisë, 28-vjeçari me inicialet A. R., punëtor i një firme private, ishte duke punuar me një pompë për heqjen e ujit nga varka kur ra në kontakt me energjinë elektrike.

Si pasojë e kontaktit me rrymën, i riu ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.