Ballina Lifestyle Nicola Peltz pozon nudo për një fushatë mode, ndërsa grindjet familjare me...

Nicola Peltz pozon nudo për një fushatë mode, ndërsa grindjet familjare me klanin Beckham thellohen

53
0

Nicola Peltz Beckham ka pozuar nudo për fushatën e re të markës italiane Genny, duke tërhequr sërish vëmendjen me stilin e saj provokues.

Trashëgimtarja 30-vjeçare shfaqet vetëm me një palë syze të mëdha, ndërsa në imazhe të tjera vesh xhaketa dhe pantallona saten ngjyrë shampanje, si dhe një bluzë të zezë pa mëngë, duke përzier sensualitetin me elegancën.

Fotosesioni i saj i guximshëm vjen në të njëjtën javë kur vjehrra e saj, Victoria Beckham, publikoi pamje po aq provokuese për revistën ELLE, ku foli edhe për jetën personale përpara publikimit të dokumentarit të saj në Netflix, shkruan DailyMail.

Projekti i ri, i titulluar thjesht Victoria Beckham, do t’u japë fansave një vështrim ekskluziv në jetën e saj dhe të familjes.

Por, ndërsa të dyja gratë e famshme dominojnë kopertinat, tensionet brenda familjes Beckham vazhdojnë.

Brooklyn Beckham dhe Nicola raportohet se kanë humbur lidhjet me pjesën tjetër të familjes, duke mos marrë pjesë në pushimet e fundit familjare në Itali dhe duke mos qenë të pranishëm në ditëlindjen e Romeos.

Brooklyn madje nuk e uroi publikisht të vëllanë e tij, duke thelluar akoma më shumë përçarjen.

Ndërkohë, Victoria dhe David Beckham shfaqën dashurinë e tyre për Romeon në rrjete sociale, me urime të ndjera dhe fotografi të veçanta, duke lënë të kuptohet për ndarjen emocionale që vazhdon mes djalit të madh dhe pjesës tjetër të familjes.

Nicola dhe Brooklyn, nga ana e tyre, duken të fokusuar në jetën e tyre të re në Los Angeles, larg dramës familjare që duket se po bëhet gjithnjë e më publike.