Ballina Aktualitet ‘Mbreti’ i maceve të rrugës/ Kujdeset dhe ushqen 200 kafshë në Tiranë:...

‘Mbreti’ i maceve të rrugës/ Kujdeset dhe ushqen 200 kafshë në Tiranë: E gjithë rroga shkon për ta

18
0

Nertil Prendi, është 36 vjeç, prej më shumë se një dekadë ai kujdeset për çdo kafshë që gjen rrugës.

“O drita ime hajde këtu, më është sëmurë s’ma ha fare më do i blej antiparazitar”, shprehet Prendi.

Nertili është rritur i vetëm, pasi u braktis nga nëna dhe babai që në moshë të vogël, të gjithë dashurinë e munguar ai e gjen tek macet dhe qentë .

“O dritë, o jeta ime”, i drejtohet 36-vjeçari një qeni.

“Do t’ju përgjigjem sa kam mundësi të gjithëve kafshëve, jo njerëzve, sepse njerëzit të zhgënjejnë aty ku i prishet pak qejfi. Këtyre jepi ushqim tre ditë nuk ta harrojnë gjithë jetën, njeriun ushqeje gjithë jetën, për tre ditë të hedh poshtë”, shprehet më tej ai.

I riu nga Tirana kujdeset për jetën e më shumë se 200 pushtoshëve, e gjitha rroga e tij shkon për ushqimin dhe shëndetin e kafshëve. Dhe kjo nuk e shqetëson aspak, sepse për të jeta e këtyre kafshëve është po aq e rëndësishme sa ajo njerëzore.

“I ushqej, i marr nga rruga i sterilizoj sepse po shtohen pa fund në rrugët e Tiranës. Nuk dua ta llogaris sa shpenzoj sepse e bëj me dashuri, edhe sikur e gjithë rroga ime të shkoj për to se kam problem. Vetëm qenusha ushqej 110, pa llogaritur macet se ato duan pak ushqim”, thotë Nertil Prendi.

Nertili në shtëpinë ka katër mace, por më i veçanti është Tomi, sepse 15 vite të jetës së tij i ka kaluar me këtë maçok, që këtë vit pati një verë të vështirë, një masë tumurale në kurriz rrezikoi jetën e tij, por që fatmirësisht Tomi ia doli.

Më tha doktoresha duhet operuar, thash bëja por të lutem kujdesu si të jetë djali yt. Dhe ja ku është kemi 15 vite bashkë Tomi budallai im i vogël e kam parë para 15 vitesh tek një familje. E dua shumë”, shprehet 36-vjeçari.

Ai ka vetëm një thirrje për të gjithë dashamirësit e kafshëve, ai do të shpëtoj sa më shumë jetë kafshësh, e kjo bëhet vetëm nëse katër putroshëve u krijohet një ambient i posaçëm që ku të rriten dhe të kurohen.

Gjithë shqiptarët të mblidhen bashkë e të krijojmë një strehë për lafshët që t’i ushqejmë, t’i sterilizojmë, t’i vaksinojmë sepse po torturohem rrugëve”, përfundoi ai./tch