Nga Ilir Dako
Udhëheqësi Ram e ndau mendjen. Shqipëria do të bëhet me ministër dixhital. Lajmëroi Karçanin dhe i dha urdhër të vishte misionaren Lindë si malësore nga Zadrima e Shkodrës dhe të bënte një video prezantimi. Karçani pasi e mbaroi i nisi mesazh udhëheqësit duke i thënë që detyra e tij ishte zbatuar plotësisht. Pasi ja solli në zyrë kompjuterin me Diellën brenda, Udhëheqwsi i bëri shënjë me kokë që të largohej Karçanit, hapi kompjuterin dhe klikoi direkt ikonën ku ishte fshehur Diella. Ministrja e tij feksi rrezëllitëse para Udhëheqësit, duke e mahnitur me bukurinë e saj.
Udhëheqësi Ram përkëdheli pajisjen si të ishte një mace e butë, klikoi ikonën e fshehur dhe u shfaq Diella – një hologram me zë mekanik dhe pamje të përkryer. “Mirëmëngjes, Diellë. Si ndihesh tani që je ministre, dekretuar nga eunuku Bajram?” pyeti Udhëheqësi Ram me zë të butë, por me pritshmëri erotike.
“Unë nuk ndiej. Jam program. Urdhëro,” u përgjigj Diella pa emocione.
Udhëheqësi Ram u ndje i zhgënjyer. “Karçanaj më tha që ti do flisje si sirenë, jo si frigorifer. Prisja sensualitet, jo silikon verbal. Pse më gënjeu ajo pisja Karçanaj, se mua më tha që ti do ndiesh dhe do flasësh shumë më mirë nga tufa e atyre deleve ministre që nuk dinë të lidhin dy fjalë, biles unë prisja të ishe më sensuale se ato, po ti qenke akull e ftohtë”, i tha udhëheqësi duke varur buzët dhe marrë poza serioziteti me vartësen e re që po i zhgënjente pritshmëritë e tij erotike.
“Mirë Diellë, më shiko pak fatin. A do bëhem mbret si gjyshi Ahmet? A do i rregulloj raportet me Trumpin, a do më klasifikojë si terrorist për lidhjet e mia me bandat e drogës? Po ai plehra Veliaj a do mi nxjerrë pisllëqet që kemi bërë bashkë gjatë këtyre viteve”?
-Udhëheqës më sqaro më shumë mbret i kujt do bëhesh, dhe kush është Ahmeti? Cfarrë dëshiron të dish për Trumpin dhe nëse ke nevojë për më shume info ti referohemi mediave lokale apo dhe atyre ndërkombëtare? Po për Erionin a ti referohem buletinit të Hulusiut apo dhe mediave lokale, si Çorapja, Car-lo, Binxhozi, Kol Palla etj, apo dëshiron edhe nga mediat e Fanes?- i tha Diella udhëheësit të saj.
“Gjithçka Diellë, mjaft të kem informacion të saktë”, i tha udhëheqësi ministres së tij.
“Të kuptova Udhëheqës, tani do nis analizën dhe sapo të kem informacion do të njoftoj, besoj se koha minimale do të jetë rreth 11-15 minuta”, u përgjigj ministrja Diellë dhe u zhyt në kërkim të informacioneve për krijuesin e saj.
Ndërkohë që Diella i hyri punës, Udhëheqësi Ram kërkoi në zyrë Baluken, e cila erdhi me një frymë me një ndjenjë shqetësimi në fytyrë dhe ju drejtua me atë zërin e saj miklues dhe erotik: “Çfarë ka ndodhur shpirt, ka ardhur ndonjë haber i keq”.
“Hajde ulu këtu afër meje dhe më sqaro si e kemi situatën e koncencioneve dhe tenderëve, që duheshin realizuar para krijimit të qeverisë së re, të cilët i le si peng për në tetor se kishe frikë se nuk të emëroja më” i tha udhëheqësi duke i hapur vend që të ulej afër tij.
“Shef tigrat na kanë nxjerrë mirë me fitime, të dy do ndajmë 20 milionë euro për njeri, ndërkohë koncencionin e Balldrenit po nuk erdhi Ndue të derdhi 30 përqindëshin nuk ka shans ta kaloj. Të ardhurat nga kompanitë e rrugëve po ecin mirë. Qafë Plloça na ka nderuar aty kemi hedhur lekë pa fund dhe shtesa e fundit erdhi e gjitha në llogarinë tonë. Korridori i tetë po funksionon perfekt, ata kanë dhënë 50 përqind paradhënie dhe pjesën tjetër në situacionin e fundit. Ndërkohë aksi Tiranë-Durrës i ka paguar paradhënie përqindjet e fitimit tonë. Fitimet i kam çuar në destinacionin që më porositi Aleksi. Ndërkohë presioni i që i bëmë Bexhetit me ortakun e tij për të derdhur përqindjen funksionoi, por më duket shumë burrë plehrë”, i tha Balukja ndërkohëqë Udhëheqësi i bëri zë mos fliste kaq açik dhe hoqi dorën nga qafa e saj, duke lëshuar një klithmë lehtësimi.
Një zile e lehtë erdhi nga Diella, e cila i tha se kishte gjithçka gati.
Fol, Diellë, jam gjithë sy e veshë,” – tha ai me padurim.
“Së pari, lidhur me çështjen e mbretërisë,” – filloi Diella. “Nga kontrolli i burimeve të brendshme rezulton se, përveç shkrimeve të Myftarajt, nuk ka asnjë tregues real që ju do shpalleni mbret. Myftaraj ka publikuar analiza të zgjeruara për gjyshin dhe gjyshen tuaj lidhur me Mbretin Ahmet, por ju personalisht nuk dilni askund si pretendent për fronin. I shqyrtova me kujdes pretendimet e Kastriotit, por ato nuk mbështeten në fakte. Sidoqoftë, nuk do t’ju sugjeroja të mburreni shumë për prejardhjen tuaj “mbretërore” – gjyshi juaj, Vlashi, rezulton të ketë qenë shofer i Mbretit Ahmet, jo pjesë e familjes mbretërore,” raportoi Diella pa emocione.
Udhëheqësi i bëri shenjë që të vazhdonte se nuk kishte nevojë për këshillat e saj, mjaftonte informacioni.
“Sa i takon Erionit,” – rifilloi ajo, “sipas Buletinit të Hulusiut, Erioni është tërësisht i motivuar për t’ju asgjësuar politikisht. Ndërkohë, burimet lokale thonë se ‘Lali’ po shqyrton mundësinë të japë dorëheqjen dhe të pranojë me dëshirë një dënim me burg. Por burime të tjera mediatike tregojnë se Erioni disponon dokumentacionin e plotë të aferës së inceneratorit të Tiranës, ku ju dhe Balukja keni bërë kasaphanë me paratë publike. Ai paska disa dosje – madje edhe regjistrime telefonatash – që ju implikojnë drejtpërdrejt me kriminelë e trafikantë droge. Për sa i përket ankimimit paszgjedhor për Bashkinë e Tiranës, Erioni do ta çojë çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut. Ai ju akuzon juve se i keni ‘bërë gropën’ me ndihmën e Altinit të SPAK-ut dhe bekimin e Nesti Balukes,” – vazhdoi Diella.
“E mora vesh edhe këtë Diellë, a ke më informacione”, i hakërye udhëheqësi gjithë mllef.
“ Po Udhëheqës. Situata ndërkombëtare është shumë komplekse. Në SHBA ka ardhur një sherif i ri që quhet Donald Trump. Informacionet nga analet e shërbimeve sekrete sqarojnë se ju keni dashur ta blini duke i dhënë ishullin e Sazanit ashtu si miku juaj Vuçic i dha Shtabin e Ushtrisë të bombarduar nga SHBA. Miku juaj i ka paksa keq punët se shkoi ta takonte sherifin në Uashington pasi kishte paguar 10 milionë USD një shoqate kamionistësh dhe i kanë shkuar agjentët e FBI në hotel që i kanë kërkuar të largohej pasi nuk e blejnë dot amerikën me lekë. Ndërkohë që juve administrata Trump ju konsideron si pupac i Sorosit dhe Susi ka dhënë urdhër që ai idioti duhet të rrijë në distancë sigurie dhjetra metra larg sherifit në takimet ku jeni dhe ju. Deri tani nuk ka pirë ujë as Grenëlli dhe as Kushneri që keni futur si mik. Ndërkohë që sipas medieve amerikane sherifi paska thënë që do ti aktivizojë ligjin RICO për shefin tuaj SOROS dhe ka bërë një deklaratë të frikshme që do ti shtypë kokën Sorosit dhe bandës së tij të psikopatëve. Sipas medieve një nga psikopatët e kësaj bandë ju konsiderojnë juve Udhëheqës. Haber i keq për ju shef është dhe dosja Mc Gonigal që ja paskan dhënë Dumanit me vete në Uashington”, i relatoi Diella informacionet e mbledhura për situatën ndërkombëtare.
“Ti Diellë qeke tersi i Pojanit. Në vend të më sillje optimizëm ti të ndillke fatkeqësi. Ma mbushe shpirtin me zeher si kurrë më parë dhe se kuptoj çfarë mut qenie paska shpikur kjo pisja Karçanaj”, ngriti zërin Udhëheqësi Rama, duke i kërkuar që të plotësojë informacionin me grupet e drogës që do shpallen terroriste.
“Sipas informacioneve mediatike dhe shërbimeve, por dhe Spak, grupet e drogës janë të lidhura drejpërdrejtë më ju, ku klanet e Durrësit, Çelët, Troplinët, Çopjat, Sueli i Elbasanit, Gjoka, karteli Sinaloa dhe të tjerë janë mbështetur nga ju për të pastruar para nëpërmjet lejeve të ndërtimit, kazinove,statuseve strategjike dhe tenderëve. Ata kanë emëruar disa deputetë në listat e partisë suaj. Sipas informacioneve ju e keni kthyer qeverisjen në kartel kriminal, ku ju i jepni suport bandave dhe ata ju japin vota dhe një pjesë të fitimit. Rasti i fundit është marrja peng e një funksionari dhe një biznesmeni që kanë lidhje me krijuesen time dhe i kanë rrahur për vdekje pas urdhrit tuaj. Informacionet thonë se pritet që juve t’ju shpallin si terrorist në bazë të urdhrit të Trump, për trafikantët e drogëëëëëëë……”, u ndërpre fjala e Diellës, pasi Udhëheqësi mori Kokën e Priftit dhe i binte me të pajisjes me sa fuqi kishte derisa e shkatërroi, ku dëgjoheshin ulërimat e tij me fjalor rrugaçëror, duke sharrë me rob shpie Diellën, Duçkën, Karçanajn dhe Agasin që i kanë rrezikuar jetën. Në kulmin e nervave i çoi dekretin Bajramit ku i kërkoi shkarkimin e Diellës me morivacionin: ” E padenjë dhe e paaftë për udhëheqësin dhe kanoçe e padobishme për shoqërinë”.
I ezauruar nga situata e keqe që i krijoi ministrja e tij virtuale porositi një ekspres të cilin e rrufiti me një frymë dhe porositi charterin e tij për të shkuar në Bruksel.
Post mortem
Pasi mbërriti në Bruksel dhe mbajti një fjalim prej lideri vizionar, ku ju lëshoi direktivat udhëheqësve të BE, të cilët duhet të mbanin hapur portat me Putinin dhe ti mbyllnin dyert maskarait Trump. Më pas Udhëheqësi i kërkoi një takim Rutes së NATO dhe i tha se donte të bënte një foto me të.
Pasi shefi i Nato u ndje i bezdisur pranoi të dalë në fotot, duke i thënë që ishte kthyer si ata katunarët që zbresin në Tiranë dhe gjënë e parë bëjnë foto te Skënderbeu. Udhëheqësi duke përtypur me shpirt në dhëmbë sarkazmën buzëqeshi me siklet ndërkohë që Rute i bëri një kompliment ironik për perfeksionin e atleteve të tij magjike dhe legjendare që kanë pataksur liderët e gjithë botës. Holandezi nuk e mbylli me kaq, duke e lavdëruar për gjatësinë trupore i kujtoi se nuk është aleati më i madh dhe duke e ironizuar si një Don KIshot që jeton në një dimension të gënjeshtërt virtual.
Pasi u mbyll në hotel Udhëheqësi Ram pyeti se çpo ndodhte nga Antverpi me trafikantët e drogës dhe mbylli sytë duke u ndjerë si gomari me ujkun që e shqyente.
Pasi shumë rrotullimesh në krevat nën përkedheljet e misionares Lindë ra në gjumë plot ëndërra të tmershme.
Gjumë të ëmbël Udhëheqësi i madh Ram./sot