Ballina Kulturë Njihuni me 12 filmat pretendentë për “Oscar”

Njihuni me 12 filmat pretendentë për “Oscar”

22
0

Kritikët e filmave kanë nisur renditjen e prodhimeve që shihen si pretendentë për nominimet e çmimeve Oscar, ndonëse ceremonia do të mbahet në mars.

Gjysma e parë e vitit 2025 ka sjellë një sërë vlerësimesh pozitive nga kinematë botërore, duke thyer rekorde të box office dhe duke nxjerrë në pah 12 filma që pritet të jenë pjesë e listës së Akademisë.

Hamnet – konsiderohet “receta perfekte” për një kandidat Oscar. I vendosur në vitin 1596, trajton vdekjen e djalit 11-vjeçar të William Shakespeare dhe ngjarjet që e çuan drejt shkrimit të dramës së famshme Hamlet.

One Battle After Another – film i pritur me entuziazëm, me protagonist Leonardo DiCaprio, rreth një grupi ish-revolucionarësh që ribashkohen për të shpëtuar vajzën e rrëmbyer të njërit prej tyre.

Sinners – që nga dita e parë e publikimit është vlerësuar si filmi më i mirë i vitit 2025. Tregon historinë e dy binjakëve që kthehen në shtëpi në Deltën e Misisipit për një fillim të ri, pa ditur se një forcë e errët i pret.

Bugonia – ende pa u publikuar, por me vlerësime të hershme. Emma Stone interpreton një CEO të fuqishme që rrëmbehet nga dy teoricienë konspiracioni që besojnë se ajo është një aliene.

Christy – me Sydney Sweeney (Euphoria) në rolin e Christy Martin, një nga boksieret më të famshme amerikane.

Anemone – ndjek historinë e një ish-ushtari që ribashkohet me vëllain e tij pasi ka jetuar 20 vjet i izoluar në pyll. Filmi ende i papublikuar, por i pritur me entuziazëm.

The Smashing Machine – Dwayne Johnson në rolin e luftëtarit të UFC Mark Kerr, duke sjellë ditët e para të këtij sporti në vitet ’90.

Sentimental Value – një nga filmat më të suksesshëm në Festivalin e Kanës 2025. Rrëfen historinë e dy motrave të larguara që rilidhen me babanë e tyre pas vdekjes së nënës.

After the Hunt – një studente kolegji akuzon profesorin e saj për përdhunim, duke vënë një tjetër mësuese në një pozitë të vështirë morale dhe profesionale.

It Was Just An Accident – vendosur në Iranin e shtypjes politike, tregon përballjen mes një burri dhe ish-oficerit të inteligjencës që e kishte torturuar në burg, pas një takimi të rastësishëm.

Marty Supreme – me Timothée Chalamet, sjell jetën e Marty Reisman, bazuar lirshëm në historinë e aktorit të jetës reale që kërkoi madhështinë dhe lavdinë e humbur.