Ballina Politika Rama nuk i fal tradhtarët: Anuela Ristani “armike” e radhës

Rama nuk i fal tradhtarët: Anuela Ristani “armike” e radhës

165
0

Burime për VNA bëjnë me dije se në mbledhjen e thirrur nga kryeministri Edi Rama me nënkryetarët e institucionit dhe me kandidaten e PS për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliun, ka pasur një debat të fortë mes tij dhe nënkryetares Anuela Ristani.

Në përfundim të takimit, Ristani është parë të largohet me nxitim nga godina, ndërsa pas saj ka dalë Manastirliu dhe pjesëmarrësit e tjerë. Sipas burimeve, përplasja nuk ka përfunduar në favor të Ristanit, e cila duket se ka mbetur në krahun e humbës në këtë konflikt me kreun e qeverisë.

Detaji që shton tensionin është mungesa e saj në mbledhjen e një dite më parë, kur Këshilli Bashkiak votoi nisjen e procedurës për shkarkimin e Erion Veliajt. Kjo mungesë shihet si një akt mosbesimi që i ka kushtuar rëndë pozicionin politik brenda kampit qeverisës.

Me këtë zhvillim, duket se Anuela Ristani i është shtuar listës së “armiqve” të kryeministrit, i cili nuk i fal tradhtarët në radhët e veta.