Ballina Kronika Vrasje në Durrës, 51-vjeçari Valbon Beqiraj /Policia zbardh shkaqet, plagë me thikë...

Vrasje në Durrës, 51-vjeçari Valbon Beqiraj /Policia zbardh shkaqet, plagë me thikë në trup

0
60

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit, ku një 51-vjeçar është gjetur i vrarë në banesën e tij.

 

Viktima është identifikuar si Valbon Beqiraj (i njohur dhe me emrin Marsel Beqiraj), i cili u gjet pa shenja jete nga familjarët, të cilët njoftuan menjëherë policinë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:30 të datës 24 shtator.

 

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Durrësit, nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës dhe ekspertiza mjekoligjore e kryer nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, rezulton se Beqiraj kishte plagë të shumta të shkaktuara me mjet prerës, dyshohet thikë, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.

 

Menjëherë pas ngjarjes, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ka nisur hetimet intensive për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit ose autorëve të mundshëm.

 

Policia ka vijuar me mbledhjen e provave në vendngjarje dhe po këqyr kamerat e sigurisë në zonë, ndërsa janë marrë në pyetje edhe persona të afërt me viktimën.

 

Autoritetet kanë bërë me dije se, në përfundim të hetimeve paraprake, do të jepet një njoftim i detajuar mbi dinamiken e ngjarjes dhe ecurinë e hetimeve.