Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon, u shpreh se lidhja e Edi Ramës me kartelet e drogës dhe dosja “McGonigal” ka bërë që SHBA t’i mbyllë derën kryeministrit të Shqipërisë.
“Emri i Edi Ramës u lakua në dosjen ‘McGonigal’, emri i qeverisë Rama lakohet në një hetim ndërkombëtar të trafikut të drogës. Mos ndoshta janë këto dosje që emri i Ramës del, arsye që Edi Rama sot ka një problem me Shtëpinë e Bardhë.”-u shpreh Tomorri.
Tomorri u shpreh se pavarësisht përpjekjeve të shumta të qeverisë për të forcuar lidhjet me SHBA-në, një pengesë e dukshme mbetet në fuqi.
“Fakti që Rama nuk e kalon dot atë pragun që i kanë vënë, dhe ne kemi folur për atë kufirin që i kanë vënë, pavarësisht tentativave të shumta, fuqisë së madhe lobuese që ka Rama, sigurisht duket që ka një derë të mbyllur në SHBA, e cila nuk hapet.”-vijoi ai.
Tomorri e lidhi këtë situatë edhe me deklaratën e të ngarkuarës me punë të SHBA në Shqipëri, e cila kërkoi hetimin e karteleve të drogës dhe pastrimit të parave.
“Mos ndoshta janë këto dosje, duke e lidhur këtë edhe në kontekstin e deklaratës së të ngarkuarës me punë të SHBA në Shqipëri, e cila kërkon hetimin e karteleve të drogës dhe pastrimit të parave.”-tha ndër të tjera gazetari Tomorri.