Një shitës i Škoda-s në Islandë mori së fundmi një telefonatë nga fermeri Jomundur Olafsson.
Olafsson ishte kurioz të dinte se çfarë do të shfaqte në panelin e instrumenteve makina e tij e gjeneratës së parë Škoda Octavia, me një motor benzine 2.0 litra, kur të kishte përshkuar një milion kilometra.
Shitësi nuk e dinte përgjigjen, pasi nuk kishte hasur kurrë diçka të tillë, kështu që e kërkuan së bashku.
Jomundur ka kaluar orë të panumërta pas timonit të Octavia-s së tij, më shpesh duke udhëtuar nga shtëpia në fermën e tij të deleve në Borgarfjord, por edhe në udhëtime më të gjata rreth ishullit.
“Kam qenë në shumë pjesë të Islandës dhe kam kujtime të bukura nga ato udhëtime. Udhëtimi im më i gjatë me Octavia ishte rreth një mijë kilometra kur vizitova Vestfirð (Fjordet Perëndimore). Patjetër që rekomandoj të ndaloni pranë ujëvarës Dínjiandi”, tha ai.
Ai filloi të ngiste Octavia-n në vitin 2007, megjithëse gruaja e tij e kishte përdorur makinën që nga viti 2003.