Prokuroria e Posaçme ka zbardhur vrasjen e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në qytetin e Burrelit, ndërsa mbetjet e trupit të pa jetë të 21-vjeçarit u gjetën në një fshat në Kurbin.
SPAK ka firmosur 4 urdhërarreste, prej të cilëve është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme vetëm njëri.
Ndërkohë tre të tjerët janë shpallur në kërkim.
Aurel Hoxha pronar i lokal Monopol dyshohet si urdhërues i rrëmbimit dhe më pas vrasjes se Klevis Lleshit. Ngjarja duket se ka qenë hakmarje për vrasjen e vëllait të tij Agim Hoxha në 2012 nga kushëriri i Lleshit.
Mësohet se Operacionalja ka ushtruar kontroll në Mamurras, ndërsa momentalisht po ushtrohen kontrolle në Kamëz dhe Fresk.