Deputeti i shqiptarëve në Serbi, Shaip Kamberi ka qenë i ftuar në Syri tv për të folur për vendimin e qeverisë serbe për shërbimin ushtarak dhe që përfshin edhe shqiptarët.
Shaip Kamberi: Për momentin janë dhënë urdhrat që të bëhet vlerësimi dhe kostoja se sa do ti kushtojë Serbisë nisja e kësaj iniciative. Akoma nuk ka në parlament një nismë ligjore e cila edhe do ta zyrtarizojë këtë. Por të gjitha përgatitjet po shkojnë në atë drejtim.
Duke patur parasysh situatën aktuale dhe situatën në vazhdimësi që na përcjell ne. Një narracion i cili, shqiptari është armik numër një në Serbi dhe këtë në 15 vitet e fundit e flasin të gjitha matjet e distancës etnike në këtë shtet dhe shqiptarët dalin armiku numër një.
Duke patur parasysh retorikën jo vetëm në mediat e kontrolluara të regjimit, por edhe nga zyrtarët më të lartë të regjimit. Padyshim që hyn frika që ne po jetojmë në një situatë, një narracion i cili është i ngjashëm me atë të viteve 80, kur kanë ndodhur edhe këto vrasjet e shqiptarëve duke krye shërbimin e detyrueshëm ushtarak në armatën popullore, të ashtuquajtur të Jugosllavisë.
Flavio Qarri: Po ndërkohë që Serbia është në mes trazirave shumë të mëdha, është kjo një përpjekje për diversion apo është kjo një përpjekje për të krijuar të njëjtin mit të rrejshëm që përpiqej edhe Milosheviçi të krijonte.
Shaip Kamberi: Po mirë e thatë se Serbia në 40 vitet e fundit është duke jetuar në mite. Politika e saj ndërkombëtare edhe e brendshme bazohet në mite. Dhe një mit që është shfrytëzuar tepër, është përdorur dhe keq përdorur është ai miti i Kosovës. Mirëpo tanimë, në Serbi ka filluar seriozisht populli i studentëve të lëkundin regjimin e Vuçiçit, paralajmërimi për shërbimin e detyrueshëm ushtarak mund të jetë një diversion nëpërmjet të cilit ai po tenton të shpërqendrojë vëmendjen nga kriza aktuale. Por për çdo rast thashë Ministria e punëve të Brendshme, po bën vlerësimin e kapaciteteve, kostot. Pra kjo është një procedurë zyrtare që është nisur në këtë drejtim dhe duke patur parasysh siç e kam theksuar edhe në letrën drejtuar parlamentit për përvojën tonë të hidhur. Unë jam dëshmitar i gjallë i asaj kohë dhe ku pak muaj pas vrasjes së një ushtari nga Rahovica e Preshevës, jam detyruar edhe vetë të shkoj në ushtri dhe të kryej shërbimin ushtarak.
Pra, rrethanat në të cilat ishin prindërit tanë atëherë, vetë ne, sepse në ushtri shkojmë në moshën 18-19 vjeçare dhe që ishte një situatë shumë e vështirë e cila ne nuk dëshirojmë që tu përsëritet fëmijëve tanë, të rinjëve këtu. Janë mbi 100 mijë shqiptarë të Preshevës që jetojnë edhe në Diasporë dhe nëse vjen thirrja për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, edhe fëmijët e tyrë do të duhet ti nënshtrohen këtij detyrimi. Prandaj, a është kjo një diversion, apo mund të jete diçka serioze që po përgatitet do të shohim me kohën. E jona është që të përgatitemi paraprakisht që të kërkojmë mbrojtje nga çdo gjë që mund të përdoret ne dëm të shqiptarëve…