GJKKO ka lënë pas hekurave Sabah Nuzin, i cili akzohet se ekzekutoi Klevis Lleshit kundrejt 50 mijë eurove. Ky i fundit raportohet se ka mohuar akuzat para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme.
Ndërkohë Samet Loka, i cili akuzohet si pjesëtar i grupit kriminal të Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha, që dyshohet si porositët i vrasjes e më pas groposjes në Mamurras të 24-vjeçarit, është lënë në masën “arrest shtëpie”.
Ngjarja u zbardh pas 5 vitesh nga zhdukja e Klevis Lleshit pas zbërthimit të përgjimeve në aplikacionin e koduar SkyEcc. Ai humbi çdo gjurmë në qytetin e Burrelit më 5 gusht 2020 dhe trupi u gjet i varrosur disa muaj më vonë në zonën e Shpërdhetit, Kurbin, ndërsa u deshën dy vite që të ekspertiza të përcaktonte se eshtrat i përkisnin 24-vjeçarit.
Krimi, sipas SPAK, u porosit nga pronari i lokalit “Monopol” në rrugën “Mylym Shyri” në Tiranë, Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha, i cili ndodhet në arrati.n Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha dyshohet se porositi vrasjen e Klevis Lleshit për të marrë hak për të vëllanë, 25-vjeçarin Agim Hoxha, i cili në prill të vitit 2012 gjet i vrarë dhe i djegur në një automjet në afërsi të Southampton, një qytet port në jug të Britanisë.
Autori i krimit, Arben Lleshi, kushëriri i Klevis Lleshit, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe në dhjetor 2023 u ekzekutua brenda burgut të Peqinit.
ZBARDHJA E KRIMIT
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka goditur grupin e strukturuar kriminal, të përfshirë në vrasje me pagesë dhe pastrim parash.
Nga hetimet rezulton se anëtarët e grupit kriminal kishin organizuar dhe kryer vrasje me pagesë, përfshirë raste për gjakmarrje, duke përdorur armë zjarri dhe duke fshehur trupat e viktimave.
Një ndër rastet më të rënda është vrasja e Klevis Lleshit më 5 gusht 2020 në Burrel, ku trupi i tij u gjet i groposur në zonën e Shpërdhetit, Kurbin, disa muaj më vonë. Vrasja dyshohet se është kryer kundrejt një pagese prej 50.000 eurosh.
Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes dyshohet të jetë shtetasi Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij, Agim Hoxha në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2012.