Ballina Kronika Gjendet e pajetë në një apartament në Durrës 25-vjeçarja britanike, fëmija 2-vjeçar...

Gjendet e pajetë në një apartament në Durrës 25-vjeçarja britanike, fëmija 2-vjeçar në gjendje të mirë shëndetësore

57
0

Një turiste e huaj është gjetur e pajetë në një banesë në pallatin ngjitur me Muzeun Arkeologjik në Durrës.

Mësohet se e ndjera ka qenë me qira ditore në këtë apartament.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet e para hetimore.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 12:50, në lagjen Nr.1, në një apartament, nga shërbimi i Urgjencës Durrës është gjetur pa shenja jete shtetasja angleze E. S., 25 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Gjithashtu është gjetur edhe fëmija i kësaj shtetaseje, rreth 2 vjeç, në gjendje të mirë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.