Ballina Kronika Gjendet një person i vdekur brenda banesës në Lushnjë, ja detajet e...

Gjendet një person i vdekur brenda banesës në Lushnjë, ja detajet e para rreth ngjarjes

34
0

Gjendet i vdekur në banesë një i moshuar në lagjen Loni Dhamo në Lushnjë.

Burimet bëjnë me dije se i moshuari rreth 70-vjeç, shtetasi Ali Korreshi, banonte i vetëm në banesë, pasi gruaja dhe vajza jetonin jashtë shtetit.

Kanë qenë banorët e pallatit që kanë njoftuar policinë, pasi zona vinte erë e rëndë. Sipas banorëve të pallatit të moshuarin kishin disa ditë që nuk e shikonin të dilte.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të dokumentuar rrethanat e këtij rasti.