Ballina Kronika Zbulohen 3 parcela me drogë në Himarë, shpallen në kërkim 2 persona!

Zbulohen 3 parcela me drogë në Himarë, shpallen në kërkim 2 persona!

32
0

Zbulohen tre parcela me 302 bimë kanabis në një zonë malore mes fshatrave Shën Vasil dhe Lukovë të Himarës. Bimët u asgjësuan në vend.

Në kuadër të hetimeve, janë shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për kultivim dhe prodhim-shitje të narkotikëve: Romeo Bezhani, 41 vjeç nga Lukova, dhe Argjend Nanaj, 30 vjeç nga Delvina.

Gjithashtu, u sekuestrua edhe një sasi prej 121 kg bimësh narkotike në proces tharjeje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës, ndërsa puna për kapjen e autorëve vijon.