Prej disa orësh kompania One dh AKEP kanë bllokuar në rrjetin e saj të internetit faqen e gazetës SOT. Si rezultat i disa shkrimeve sensitive, ku preken individë dhe qeveritarë të korruptuar, kompania ONE ka vendosur sistem bllokimi duke mbyllur për përdoruesit e rrjetit aksesin në faqen e internetit sot.com.al.
Ky veprim i kësaj kompanie është një akt agresioni në drejtim të medias, duke censuruar gazetën Sot për interesa të errëta të individëve të veshur me pushtet, të lidhur me krimin dhe korrupsionin. I kërkojmë ndjesë lexuesve për këtë problem teknik.
Kjo dukuri është një skandal sesi qeveria ka filluar të ushtrojë presion mbi mediat që nuk i përshtaten me politikat e tyre editoriale. Janë një sërë shkrimesh që i kanë zbardhur skandale të qeverisjes Rama, lidhjeve të tij familjare me personazhe problematikë, të cilat kanë çuar në këtë masë drastike të AKEP në bashkëpunim me kompaninë ONE.