Ballina Kronika Shkelën rregullat e qarkullimit dhe kryen manovra të rrezikshme, e pësojnë 13...

Shkelën rregullat e qarkullimit dhe kryen manovra të rrezikshme, e pësojnë 13 shoferë në Shkodër

52
0

13 drejtues automjetesh janë ndëshkuar me masë administrative nga Policia e Shkodrës pas monitorimeve intensive në vend të qarkullimit të automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Nga monitorimet me dron, janë konstatuar 13 shoferë duke kryer shkelje me rrezik të lartë për tu bërë burim aksidentesh. Këta drejtues automjetesh u ndëshkuan me gjobë që variojnë nga 5 000 deri në 15 000 lekë.

“Shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar kontrollet dhe monitorimin e lëvizjes së automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.

Si rezultat i monitorimeve të pandërprera në akset rrugore, duke përdorur edhe dronë, janë konstatuar shkelje të rregullave të qarkullimit, të cilat përbëjnë burim të lartë rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë monitorimit me dron, në akset rrugore “Shkodër-Hani i Hotit” dhe “Koman-Shkodër”, u konstatuan 13 drejtues automjetesh duke kryer shkelje me rrezik të lartë për përfshirje në ngjarje rrugore. Këta drejtues automjetesh u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 5 000 deri në 15 000 lekë.

Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton policia.