Ballina Kronika Vrasja e biznesmenit, në kërkim vlonjati i dyshuar

Vrasja e biznesmenit, në kërkim vlonjati i dyshuar

55
0

Prokuroria e Gjirokastrës ka një të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Italian Edoardo Sarchi në fshatin Salari të Tepelenës. Burimet thonë se autori i dyshuar është nga Vlora dhe e qëlloi për vdekje 44-vjeçarin pas një debati. Njëri nga plumbat e kapi në këmbë dhe për pasojë gjeti vdekjen.
Pas vrasjes së biznesmenit të fabrikës së prodhimit të tullave në polici u shoqëruan Eqrem Braçi, ortak i tij në biznes si dhe djemtë e tij Gazmend e Daniel Braçi, si dhe Armir Hitoveizi. Pas disa orësh marrje në pyetje ata u lanë të lirë.
Edoardo Sarchi jetonte prej 15 vitesh në Shqipëri dhe frekuentonte zonën e Nivicës e Salarisë.