Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel një video ku shfaqen disa të moshuar teksa vaksinohen.
Në mesazhin që shoqëron videon, ai u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen, jo vetëm për veten, por edhe për familjarët e tyre.
“Të moshuarit ju ftojnë të vaksinoheni, për veten, për familjen, për jetën. Rezervoni datën dhe orën për veten dhe fëmijët nëpërmjet e-Albania”, shkruan Rama.