Ngjarja është regjistruar në lagjen “28 Nëntori”, ku një i moshuar që jeton i vetëm është gjendur i shtrirë në dysheme për më shumë se 16-17 orë, pa pasur mundësi të ngrihej në këmbë pas një rrëzimi.
Fatmirësisht, fqinjët kanë dëgjuar thirrjet e tij për ndihmë dhe kanë njoftuar zjarrfikësit.
Shërbimi zjarrfikës mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur hapjen e derës së apartamentit, duke i ardhur në ndihmë të moshuarit.
Ky rast është një tjetër dëshmi e plagës sociale që po përhapet gjithnjë e më shumë në vendin tonë: braktisja dhe vetmia e të moshuarve.